Kjo video e postuar nga Shoqata Europiane e Urologëve tregon se si bëhet një ndryshim gjinie nga mashkull në femër.
Video e animuar tregon se si penisi dhe testikujt përdoren për të krijuar një vaginë, të plotë me gjithë klitor, çka mundëson orgazmat.
Për shkak se kjo është një procedurë që nuk kthehet mbrapsht, pacienti duhet të jetë plotësisht i sigurt nëse do t’i nënshtrohet.
https://www.youtube.com/watch?v=xul8ch4-wW4
Pacientët i nënshtrohen dy aprovimeve psikologjike përpara operacionit.
Ata duhet të kenë jetuar si femër për të paktën 18 muaj, të kenë bërë terapi hormonesh për 12 muaj dhe të kenë ndryshuar emrin.
Video nis duke treguar se si një kateter e than urinën dhe mbledh lëngjet.
Mjekët më pas bëjnë një të çarë dhe heqin testikujt.
Më pas penisi përdoret për të krijuar kanalin vaginal.
Kurse klitori formohet duke bërë një prerje të kokës së penisit, ku janë edhe indet më të ndjeshme.
Klitori ngjitet më pas në vaginë.