Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi janë takuar dje për më shumë se 40 minuta në ambjentet e brendshme të parlamentit. Duket se tonet e ashpra dhe përplasjet deri fizike në seancen ku diskutohej buxheti, janë zbutur në bisedën mes Ramës dhe Bylykbashit. Ky i fundit njihet si një nga njerëzit e afert të kryetarit Basha dhe si një nga deputetet kyç në çështjet juridike, përfshirë dhe reformën në drejtësi apo dekriminalizimin. Por çfarë mund të jetë diskutuar për kaq gjatë në kafen e parlamentit mes tëdyve? E vetmja që mund të ketë më shumë informacion është deputetja tjetër e PD Majlinda Bregu. Burime per opinion.al thanë se ajo ka komunikuat për disa minuta me tavolinen ku diskutonte kryeministri dhe kolegu i saj Bylykbashi. Por nëse për juristin e njohur të PD kjo ishte nga herët e para që fliste nga afër dhe pa tone të larta me Ramën,zonja Bregu flitet se ka qenë dhe herë të tjera në biseda miqësore me kryeministrin. Madje kjo reflektohet qartë dhe në qëndrimin e saj në komisionin e integrimit, ku duket se është e vetmja pikë ku PD e drejtuar nga Bregu dhe PS nga Balla kanë një mirëkuptim per t’u patur zili.
Takimi i djeshëm i Ramës dhe Bylykbashit mbetet ende mister për detajet që janë diskutuar. Edhe pse pa dyshim zhvillimet e fundit politike kanë qenë në qendër të bisedës. Por a ka qenë i autorizuar nga kryetari i partisë së tij Bylykbashi për këtë takim? A do të reflektohet kjo bisedë e gjatë në marrdhëniet mes dy partive të mëdha dhe aleatit më të vogël LSI? Gjithçka pritet të shihet në ditët në vazhdim, ndërsa PD përgatitet për mitingun e madh për rrëzimin e qeverisë ndërsa politikanët e të dy palëve më shume se frymezim për votuesit e tyre, të japin përshtypjen se përpiqen të bëjne çdo marrveshje të mundshme për hir të pushtetit.