Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar nga puna drejtorin e burgut të Sarandës Arqile Vaso me motivacionin për “Mospërmbushje të detyrave”. Shkarkimi bëhet i ditur se ka ardhur edhe për menaxhim jo të duhur të burimeve njerëzore. Masa është marrë pas disa inspektimeve në institucion.
(Në foton e mësipërme drejtori i burgut të Sarandës është në prani të deputetit të qarkut Koço Kokëdhima në një vizitë që ky i fundit bëri në këtë burg në vitin 2014)