Edhe pse ora ka shënuar 23.30, deputetët në Kuvend kanë pasur nge të imitojnë edhe njëri-tjetrin. Ndërsa Jozefina Topalli bëhej gati të linte sallën e Kuvendit, ka qenë Erion Braçe ai i cili e ka kthyer pas nga rruga. Po si? Duke imituar një frazë me të cilën znj. Topalli i ishte drejtuar opozitës në kohën që ishte kryeparlamentare. Dhe duke e imituar në mënyrën se si znj, Topalli i ndërton frazeologjitë dhe për më shumë në dialekt. Madje Braçe ishte aq mirë sa fitoi edhe buzëqeshjen e Topallit.