Kaq normale është bërë të shikosh qen apo banda të tëra me qenër në rrugët e kryeqytetit shqiptar, sa edhe institucionit të Presidencës nuk i bën më përshtypje prania e tyre. Kjo është një foto e shkrepur pothuaj 2 muaj më parë, ku dy qenër kanë zëvendësuar rojet e Gardës së Republikës në hyrje të institucionit të Presidencës dhe janë aq rehat sa nuk ka top që i lëviz nga postoblloku. Një foto që mbetet aktuale edhe në ditët e sotme, ku tufa të tëra me qenër kanë pushtuar kryeqytetin, duke u kthyer në një shqetësim serioz për kalimtarët, por jo për Bashkinë që pret të miratohet buxheti i vitit 2016 për të na qetësuar. /Opinion.al