Gazeta Mapo ka sjellë dosjen e një gruaja të persekutuar në komunizëm.
“Dosja D.D është një nga rastet më flagrante sesi regjimi komunist i hiqte zvarrë njerëzit deri në degradim total. Familja e saj kurrë nuk arriti të ngulej në një vend, qoftë edhe buzë një gremine. E bija e saj, të paktën për 15 vitet e para të demokracisë, emigruar në Itali, nuk ka tentuar asnjëherë të vijë në Shqipëri, vetëm për faktin e tmerrit të komunizmit, duke ruajtur sindromën e frikës së asaj kohe kur degdiseshin orë e çast, ditë e natë.
Ky është një nga rastet që Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Ishtë përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë, që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë të regjistruar me kamera dhe diktofonë”, shkruan gazeta. Ajo ka marrë në intervistë gruan e persekutuar, që tregon keqtrajtimet që i bëheshin.
E mban mend hetuesin?
Hetuesin? Vangjel, Vangjel …. nga Berati kishte ardhur… Si ju trajtonte hetuesi ju? Shumë keq. Unë shkoja e robtuar dhe qaja, dëgjoja zë fëmije. Ndërkohë që ai këndonte “përmbi portokalle moj të mora erë un ty” i thoshe, dhe e kërcënonte se ju më kini fol për të më marrë të dhëna mua. Këngën s’dua ta dëgjoj. Ajo është puna jonë, ajo është puna jonë, rri aty, trego D, trego D. Po unë nuk kisha…më ulnin poshtë, më ngrinin lart, …më ulnin poshtë… tortura.
Çfarë torturash mban mend në hetuesi? Në hetuesi më ndalën jashtëqitjen. U trokëllija, s’kërkoja gjë tjetër, as rrahje asgjë. U trokëllija, isha e ftohur. Me një gjysmë batanije mbulohesha dhe e vija dhe për shtroje. Ato birucat e Skraparit janë nën tokë, nuk janë në nivel, ishin shumë të ftohta.
Të shkoja në banjë?! Bëje dhe fshije të mos ta gjejmë ne aty më thoshin. Dhe në banjë dy herë në ditë arrija të shkoja. Në 6 të mëngjesit dhe në 6 në darkë. Kjo ishte më e rënda nga çdo gjë. Nuk ishte as buka, as goditja se sa mos kishe mundësi të…
Përdornin dhunë fizike?
Jo.
Dhunë psikologjike?
Po ja këto. Na vinin alarmin në orën 12të të natës. Nënkryetari i degës Neshat Guri dhe hetuesi me emrin Vangjeli më kërcënonin, se nuk do mund t’i shihja fëmijët, se do të kisha shumë pasoja.
I ke takuar tani këta njerëz që përmendi?
I kam takuar.
Çfarë u ke thënë?
S’ia arritët qëllimit o zuzar!
Çfarë mund t’u thuash më?
Njëri ka vdekur, kryetari i degës së brendshme.