Në programin “Good Morning America”, Pink ka bërë publik lajmin se ajo është përzgjedhur si ambasadorja e re për UNICEF. Ajo do të shërbejë si zëdhënëse e një iniciative të re të organizatës e titulluar “Kid Power”.
Qëllimi i kësaj fushate është frymëzimi i të rinjve për t’u bërë sa më aktiv dhe të shëndetshëm. Pink e ka treguar se është një femër shumë aktive dhe kjo është arsyeja që ajo mund të shërbejë si një motiv i mirë që njerëzit të bëhen sa më aktiv.