Të jesh talent është një gjë jo shumë e çuditshme nga anët tona.
Kudo ku jetojnë shqiptar ka djem të talentuar. Ka nga ata që kanë edhe fatin të takohen me njeriun e duhur. Rashica është njohur me Altin Lalën, ishkapitenin e kombëtares tonë dhe që nga ajo ditë ai është përkujdesur për karrierën e djalit nga Vushtria.
Momenti më i vështirë ishte kur pasi kishtë kaluar provën me sukses tek Hanover, ku Lala, ishkapiten është një legjendë, pësoi një dëmtim të rëndë në gju.
Fati e desh që Miloti mos të kishte menaxher por një mik si Lala. Luftëtari i mesfushës kuq e zi për 79 ndeshje u kujdes për operacionin dhe rikuperimin e gjatë disa mujor.
Pastaj erdhi radha ti gjente një skuadër të re dhe Vitese ishte shans shumë i mirë. Miloti, që zoti veç klasit i ka dhënë edhe profesionalizmin e përkushtimin i fitoi menjëherë zemrën e drejtuesve ku Lala e kish prezantuar si një talent shqipëtar.
Lala tani shpesh udhëton drejt Arnheimit për të shoqëruar rritjen e talentit kuq e zi, që tanimë, jo vetëm për të, por edhe për të tjerët ka një të ardhme të madhe.
Të lindësh talent është dhuratë e zotit, të jesh i përkushtuar e profesionist është meritë e jotja, por të kesh menaxher një njeri të madh është fat i rrallë në botën e egër të futbollit. (Sportal.al)