Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastrim parash me gurët e çmuar, sekuestrohen 2 milionë euro nga “Alenfra”

2015/11/30 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastrim parash me gurët e çmuar, sekuestrohen 2 milionë euro nga “Alenfra”

Rreth 2 milionë euro nga llogaritë bankare të një shoqërie italiane që e zhvillonte aktivitetin e saj në Shqipëri, janë bllokuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vendimi, – sipas prokurorisë, – vjen për shkak të dyshimeve se administratorja italiane, Simonetta Coniglio e përdorte shoqërinë për pastrim parash. Ajo merrej me tregtinë e gurëve të çmuar nga Tanzania në Shqipëri dhe më pas në drejtim të vendeve të tjera të Europës.

Prokuroria për Krime të Rënda sqaroi se ka dyshime të forta se paratë kanë ardhur nga aktiviteti i pastrimit të parave.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë mbi llogaritë e Coniglios, e cila tashmë, në bazë të ligjit “Antimafia”, duhet të justifikojë vërtetësinë e burimit të kësaj shume, e gjendur në degën e Kavajës së një bankë të nivelit të dytë.

Sipas regjistrimit në QKR, shoqëria ‘ALENFRA” do të merrej me “import – eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë i gurëve të çmuar, metaleve të çmuara”, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Europë.

Për këtë arsye, shoqëria ka qarkulluar shuma të ndryshme nga Tanzania në drejtim të bankës në Shqipëri, të cilat arrijnë në shumën e 2 milion eurove. Por lëvizjet e shpeshta në këto llogari (derdhje dhe tërheqje brenda një kohe të shkurtër) kanë krijuar dyshimet se po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave.

Fillimisht, ndaj këtyre llogarive, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, është vendosur masa e sekuestros preventive. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Kavajë dhe ka vendosur sekuestro preventive për një periudhë një-vjeçare (dy herë nga 6 muaj).

Brenda këtij afati të vendosur nga gjykata për sekuestro preventive (i cili përfundon në muajin Nëntor 2015), Prokuroria e Kavajës duhet të provonte se shtetasja Simonetta Coniglio, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Sergio Pisaneschi dhe bashkëpunëtorin Paolo Tadeo, po zhvillonin aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi, brenda këtij afati kohor, Prokuroria e Kavajës arriti të informohej nëpërmjet letër-porosive se të tre shtetasit italianë kishin precedentë penalë në vendin e tyre për “mashtrim” dhe “procedura mashtruese falimenti”. Ndërkohë, ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e letër-porosive për aktivitetin financiar të këtyre shtetasve, me qëllim për të vërtetuar nëse kanë mundësitë financiare për të qarkulluar shuma të tilla parash.

Në kushtet kur, në pamundësi kohore për të vijuar hetimet për shkak të mosmbëritjes së letër-porosive, si edhe në kushtet kur afati i sekuestros preventive i vendosur nga ana e Gjykatës së Kavajës (konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit Durrës) po përfundonte dhe llogaritë e sekuestruara mund të zhbllokoheshin, atëherë ndërhyn Prokuroria për Krime të Rënda, e cila merr lejen nga Gjykata për Krime të Rënda për të sekuestruar këto llogari bankare, mbështetur në ligjin “Antimafia”.

Në ndryshim nga hetimet e prokurorive të rretheve, kur për veprimtarinë e pastrimit të parave, i takon organit procedues të vërtetojë burimin e paligjshëm të parave, në bazë të ligjit ‘Antimafia” që ka për kompetencë Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda, barrën për të justifikuar pasurinë e tyre e e kanë personat e dyshuar për “pastrim parash”.

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Merr flakë “Nëna Shqipëri”, komentuesit ironi me Kryeministrin

Merr flakë “Nëna Shqipëri”, komentuesit ironi me Kryeministrin

Ja si dekoroi qeveria hetuesin e At Zef Pllumit

Ja si dekoroi qeveria hetuesin e At Zef Pllumit

Zhduket ditari seksual i Princeshës. Çfarë sekretesh ka në brendësi të tij?

Zhduket ditari seksual i Princeshës. Çfarë sekretesh ka në brendësi të tij?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com