Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si u morr vendimi për dekorimin e ish sigurimit të shtetit dhe të ish hetuesve të komunizmit!

2015/11/29 at 11:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja si u morr vendimi për dekorimin e ish sigurimit të shtetit dhe të ish hetuesve të komunizmit!

Nga: TEDI BLUSHI, botuar në Gazetën Shqiptare
VENDIMI
Një vit më parë me urdhërin e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli u krijua një komision i posaçëm, misioni i të cilit ishte evidentimi i 1000 veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilëve do t’ju jepej “Medalja e Mirënjohjes” me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Sipas ministrisë dekoratat u akorduan në bazë të propozimeve të shoqatave të veteranëve. Një vit më pas “Gazeta Shqiptare” siguroi ekskluzivisht listën e plotë, e cila u mbajt sekret dhe derimë sot nuk ishte bërë publike. Nga një verifikim i hollësishëm, emër për emër, rezulton që ndër 1 mijë të dekoruarit ka edhe nga ata që ish-të përndjekurit politikë i cilësojnë si “xhelatë të komunizimit”, të cilët nuk e patën kurrë “Nurembergun” e tyre por që pas vitit 1944, shteti shqiptar, si në diktaturë e demokraci, iu ka varur në gjoks vetëm dekorata.
EMRAT
Në listën e të dekoruarve nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes” është zv/Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimit, Rakip Beqaj por edhe agjenti emblematik Mark Dodani, i cilësuar ndryshe si “ikona” e Sigurimit që mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun, aktiv në goditjen e disa grupeve diversante siç i cilësonte regjimi. Në listë figuron edhe prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos. Ishte pikërisht Murat Kamani i cili e vlerësoi grupin si “komplotist” duke i kërkuar gjykatës dënimin e tyre me vdekje. Ai sot dekorohet me “Medaljen e Mirënjohjes”. Gjyqtari “famëkeq” i Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë, Anastas Koroveshi është një tjetër i dekoruar, bashkë me hetuesin e At Zef Pllumit, Shyqyri Çokun. Gjithashtu në listë është edhe ministrja e Industrisë së Lehtë, ish- Sekretarja e Parë e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, bashkëshortja e Hysni Kapos, Vito Kapo. Bie në sy edhe emri i Kadri Ballës, fillimisht shoqërues i Enver Hoxhës dhe mandej zv/Drejtor i Kuadrit të Ministrisë së Brendshme. Me “Medalje Mirënjohjeje” qeveria ka dekoruar edhe Drejtorin e Drejtorisë së Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njëherazi Komandantin e Gardës së mbrojtjes së udhëheqjes komuniste, Xhafer Peçin. Lista vijon me Qemal Hysenaj, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit, Jani Paskon, kryetarin e Rrethit Berat, Mustafa Beqari, oficer i Degës së Punëve të Brendshme, Isa Milotin, oficer i Sigurimit të Shtetit, Hamit Myhyrdari, kreun e Degës së Punëve të Brendshme Laç, Ilo Kodra, shefi i kabinetit të Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Dhimitra Jakova, dëshmitare në gjyqin kundër Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e Llambi Peçinit. Po ashtu është dekoruar edhe Xhoxhi Konomi, kreu i Hetuesisë në rrethin e Lushnjës, hetues në Prokurorinë e Përgjithshme e më pas këshilltar në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Një “Medalje Mirënjohje” për kontributet në luftë, qeveria ka akorduar edhe për Gani Kodrën, Shefin e Sigurimit të Byrosë Politike, Llambi Gegenin, hetues në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB, Fahri Krajën, oficer i Sigurimit të Shtetit, Emro Kondin, zv/kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Librazhdit, Agim Bejlerin, oficer i Sigurimit, Stoli Lipivanit, dëshmitare në gjyqin e Ramize Gjebresë si edhe Eqerem Becit, dëshmitar në gjyqin ndaj Koço Theodhosit e Kiço Ngjelës. Publikimi i saj në prag të kremtimit të 25-vjetorit të rrëzimit të diktaturës pritet të hapë debat jo vetëm në raport me LANÇ-in por edhe se si duhen trajtuar figurat e nomenklaturës e represionit komunist. Por siç u shpreh rreth një muaj më parë edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, pas vizitës në burgut e Spaçit: “Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj”, – apeloi Donald Lu.




Ju sugjerojmë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Para
Si do mbrohet Albin Kurti?

Si do mbrohet Albin Kurti?

Dekorohen Rrahman Parllaku dhe prokurori që e burgosi në 1974

Dekorohen Rrahman Parllaku dhe prokurori që e burgosi në 1974

Shtatë të lënduar pas një rrahje në Prizren

Shtatë të lënduar pas një rrahje në Prizren

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
13 Shtator, 2025

Kina do të hapë këtë muaj urën më të lartë në botë, Urën Huajiang. E vendosur 624 metra mbi tokë,...

Lexo më shumë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
13 Shtator, 2025

Ky është Avishkar Raut, vjeçari që është kthyer në një simbol i protestave anti-qeverotare në Nepal. Raut bën një jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com