Marina dhe Getoari vijojnë të jenë një çift i përmendur i show biz-it. Kohët e fundit gjithmonë e më tepër po shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit çka do të thotë që tashmë nuk fshihen më.
Prive, publikon këtë foto, ku çifti duket në shoqërinë e një mikut të tyre dhe mësohet se destinacioni i radhës është Zvicra. Nuk dimë nëse janë pushime apo ndonjë koncert i Getit, por e rëndësishme është, që janë bashkë.