Drejtësia shqiptare, si pjesa më e diskutuar dhe e kritikuar veçanërisht nga ndërkombëtarët, do të jetë sot në fokus të diskutimit në emisionin “Opinion”.
Në fillim Ambasadori Gjerman, më pas Ambasadori Amerikan e së fundi edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, kanë vënë theksin tek sistemi i drejtësisë dhe veçanërisht tek pasuritë e gjyqtarëve.
Të ftuar në emisionin e sotëm do të jenë: Artur Zheji, Andrea Stefani, Kreshnik Spahiu, Silva Caka, Clirim Gjata dhe Eni Çobani, për të diskutuar për drejtësinë dhe problemet e saj.