Kur dukej se Partia Demokratike ishte tërhequr nga kërkesa për përfshirjen e testit të drogës në ligjin për dekriminalizimin, të paktën kështu u kuptua në deklaratën e përbashkët të së hënës ku u fol për konsensus, vetëm një ditë përpara dërgimit të draftit në seancë plenare për miratim, opozita në parlament i është rikthyer edhe njëherë kërkesës për përfshirjen në draft të testit të drogës. Por çfarë po ndodh me Partinë Demokratike? Përse u tërhoq dhe pse po i rikthehet testit të drogës? Çfarë synon amendamenti i ri për testin e drogës? A ka lidhje rikthimi në testin e drogës me deklaratën e dhënë nga lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha që këtij teksti ti nënshtrohen të gjithë kryetarët e partive kryesore? Një “ofertë” që PD i bën Ramës, ku vetë Berisha është shprehur se nëse del që kryeministri del i pastër nga ky test, atëherë ai vetë do ti kërkojë falje personalisht.