TIRANË- Shqiptarët po plaken. Këmbanës së alarmit i bie Instituti i Statistikave dhe përfaqesia e Kombeve te Bashkuara për Popullsine në Tiranë. Në ta parin studim të mirëfillte realizuar mbi të dhenat e censusit 2011, Shqipëria gradualisht po humb pikë në pozicionimin e saj si një nga vendet me popullsi të re.
E përkthyer në përqindje, pas 16 vitesh më shumë se çereku i shqiptarëve do ti përkasin moshës së tretë, mbi 65 vjeç. Shkaqet mbeten të njëjta, emigracioni, ulja e lindshmërisë, aborti dhe rritja e moshës së vdekshmerise.