Dy doganierët e arrestuar pasditen e djeshme për shpërdorim detyre lidhur me kalimin e 1.6 tone kanabis , kanë lidhje të hershme me Partinë Socialiste. Redi Demiri mësohet se ka qenë ish-kryetar i Forumit Rinor Socialist.
Nderkohe Leonard Gremi ka qenë kandidat për deputet në zonën e Fierit në zgjedhjet e vitit 2005.
Gremi gjithashtu ka patur deri vonë poste drejtuese ne bizneset e deputetit Koco Kokëdhima.