TIRANE– Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Këshillin Kombëtar. Në fjalën e tij Ilir Meta u ndal ndër të tjera dhe tek konsensusi i arritur për procesin e dekriminalizimit. Meta u shfaq i vendosur se nuk do të tolerohet asnjë anëtar i kësaj force që abuzon me detyrën zytare. Sipas tij askush nuk do të gëzojë mbrojtje në rast abuzimi megjithese theksoi se asnjë përfaqësues i LSI i emëruar apo i zgjedhur nuk ka pasur probleme me drejtesinë apo precedent penal. /TvKlan/