TIRANË-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhonasto paralajmëroi dje se mund të anullohet dhënia me konçesion e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.
“T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t’i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Në qoftë se nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me konçesion”.
Gjithmonë ekziston mundësia e anullimit të tenderit nëqoftëse kjo nuk ka interes publik. Prej vitesh Rruga e Kombit ka qenë synim për tu dhënë me konçesion, por interesi nga kompanitë ka qenë i vogël, ndërsa anullimi i konçensionit tashmë u paralajmërua nga ministri. Nuk është e qartë nëse Qeveria u terhoq nga dhënia me koncension e kësaj rruge apo vertetët ofertat janë të pavlefshme.