Grupi i shitjes së lëndëve narkotike i shkatërruar të enjten nga policia kishte prej një viti që ushtronte aktivitetin e tij dhe thuajse furnozinte të gjithë zonat e kryeqytetit, kryesisht me heroinë.
Në muajin maj kur filloi hetimi pas sekuestrimin të një doze heroinë dhe vënies nën përgjim të disa personave u dyshua se, zona e tyre të influecës ishin Xhamlliku, Alliasi, Kinostudio si dhe zona e Stacionit të Trenit.
Por nga hetimi i mëtejshmë u zbulua se grupi i përbërë nga 37 anëtarë ishte mjaft aktiv dhe në lagje të tjera të Tiranës. Nga survejmi i këtyre shpërndarësve dhe persona që drejtonin rrjetin, u pa që ata ishin shumë aktiv në zonën e Kombinatit, Vasil Shantos dhe Pazarit të Ri.
Duke para shtrirjen e këtij grupi policia dhe Prokuroria vendosën që të vënë në përgjim më shumë se 40 persona. Më pas u faktuan rolet e tyre dhe 25 prej tyre u vunë në pranga, 5 u shpallën në kërkim dhe 7 u proceduan në gjendje të lirë.
Grupi arrinte të shisten 1,8 kilogramë heroinë në muaj dhe doza e heroinës shitej 1 mijë lekë të reja nga shpërdarësit e grupit. Fitimi ditor i këtij grupi ishte 1,2 milion lekë të vjetra dhe dyshohet se ka arritur të fitojë rreth 900 mijë euro që nga fillimi i aktivitetit.
Por në këtë aksion policia dhe prokuroria nuk mundën të identifikojnë furnitorin me shumicë të këtij grupi, pavarësisht se ishin prej 6 muajsh në përgjim.