Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeni ne nje lidhje!? Shmangni keto gjera qe te mos ndaheni kurre!

2015/11/22 at 11:48 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeni ne nje lidhje!? Shmangni keto gjera qe te mos ndaheni kurre!

Ka disa gabime apo mëkate në brendësi të një marrëdhënieje që nuk mund të falen lehtë apo që mund të konsiderohen edhe si të pafalshme. Hatërmbetja, xhelozia, mosmirënjohja apo jo tërheqja fizike janë disa prej mëkateve të cilat do të bënit mirë që t’i shmangnit

“E dua të vërtetën por fal gabimim”,- shprehej dikur në letrat e tij Voltaire. Problemi qëndron në faktin se ka gabime që nuk mund të falen në brendësi të një lidhjeje sepse ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e saj, duke na çuar në humbjen e besimit, bashkëpunimit, respektit dhe më e keqja e të gjithave në humbjen e vetë ndjenjës. Sipas një studimi të kohëve të fundit, lidhja midis dy personave është sa e bukur aq edhe e vështirë, prandaj secili prej partnerëve duhet t’i kushtojë asaj rëndësinë e duhur dhe pse jo edhe më shumë, duke evituar njëkohësisht edhe mëkatet e mëposhtme:

Hatërmbetja

Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme. Por këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse hatërmbetja fillon nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje dhe rritet derisa shndnërrohet në një nervozizëm shqetësues. Por ka edhe nga ato situata ku hatërmbetje të tilla nuk shprehen derisa vjen një ditë dhe njëri prej partnerëve “shpërthen”. Asnjëherë mos u mundoni t’i sqaroni gjërat në debat e sipër. Jepini kohë njëri-tjetrit dhe mbasi të jeni më të qetë mundohuni që të gjeni gjuhën e përbashkët.

Xhelozia

Sipas një përkufizimi xhelozia është një ndjenjë e pavetëdijshme dhe që të nxjerr jashtë kontrollit, dhe pikërisht për këto arsye është mjaft e rrezikshme në një marrëdhënie. Prania e saj në një lidhje duhet të jetë në doza sa më të vogla. Shpeshherë ajo lind si pasojë e pasigurive që në kemi te vetja jonë dhe që jo domosdoshmërisht janë të shkaktuara nga sjelljet apo veprimet e partnerit, shkruan shqip.al

Pritshmëri irreale

Askush nuk është perfekt, por një fakt i tillë harrohet shpeshherë nga shumë persona. Është mëse e drejtë të imagjinosh dhe të presësh gjëra nga partneri sikundër dhe e anasjellta por jo të pamundura. Gjithsekush prej nesh ka si anën pozitive ashtu edhe atë negative, dhe të pretendosh që një person është perfekt jo vetëm që do ishte humbje kohe por edhe do ju krijonte nervozizëm edhe për gjërat më të vogla.

Mungesa e kohës

Koha që ju duhet t’i kushtoni njëri-tjetrit nuk duhet të mungojë kurrë, edhe nëse do ju duhej të sakrifikonit palestrën, një mbledhje jashtë orarit të punës apo përfitimet nga një punë e dytë, bëjeni. Sa më shumë kohë kaloni njëri me tjetrin aq më shumë afroheni dhe më e fortë bëhet lidhja juaj.

Mungesa e komunikimit

Ndodh që është me e lehtë të “shfryhesh” dhe t’i tregosh gjëra të ndryshme shoqërisë sesa partnerit. Një gjë e tillë mund të jetë zgjidhje për momentin por aspak për lidhjen tuaj. Jo vetëm gjërat e bukura ndahen së bashku, edhe ato më pak të bukura në mënyrë të tillë që t’i mbani sa më larg dhe që një situatë e tillë të harrohet me kohën dhe të mos përsëritet shpesh.

Të mos qenit mirënjohës

Fakti që ju nuk ziheni, nuk është garanci që gjërat shkojnë më së miri. Mëkati i radhës që hyn në një lidhje është edhe ai i të mos qenit mirënjohës. Një gjë e tillë vihet më shumë re në situata të tilla ku femra është ajo që kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe në fund të ditës nuk merr as edhe një falëminderit nga partneri. Një prej gjërave që nuk na kushton fare dhe që do të bënte të lumtur personin që kemi pranë, ndaj duhet ta përdorim më shpesh.

Mungesa e tërheqjes

Mbase ky është një prej mekateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte, prandaj qëndrojini pranë partnerit tuaj.

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Rama: E dimë që nuk kemi policinë që duan, do punojmë që të bëhet më e mirë

Rama takon Tusk: S'ka vend per panik nga terrorizmi

Si të ruheni nga gripi?!

Si të ruheni nga gripi?!

12 fakte që nuk i dini për aspirinën

12 fakte që nuk i dini për aspirinën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com