Para dy viteve askush nuk e përfillte organizatën terroriste të vetëquajtur ISIL (Islamic State of Iraq and Levant), ose ISIS. Por shumë shpejt në dy vitet e fundit falë rekrutimeve të shumta ISIS u kthye në një forcë vrastare dhe terrori.
Në vitin 2014 ISIS njohu një rritje të madhe të reputacionit famëkeq falë sulmeve vetëvrasëse, therjes së pengjeve apo metodave brutale të ndëshkimit. Shteti Islamik u formua nga disa të burgosur irakenë në burgjet amerikanë por sot ka në përbërje mijëra ushtarë nga e gjithë bota, përfshi edhe shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Por cila është fuqia reale e kësaj organizate që vepron me rite mesjetare? Sipas ekspertëve ushtarakë ISIS ka aktualisht në përbërje më shumë se 33 mijë luftëtarë. Pjesa dërrmuese, rreth 25 mijë, janë luftëtarë të ardhur nga jashtë dhe vetëm 8 mijë janë sirianë, irakenë apo xhihadistë nga vendet arabe. Ata veprojnë kryesisht në Siri dhe Irak ku kanë edhe bazat e tyre më të mëdha.
Fortesa e ISIS konsiderohet qyteti i Raqqas në Siri, aty ku edhe Rusia dhe koalicioni perëndimor po godasin më shumë. Sipas përllogaritjeve të bëra së fundmi ISIS kontrollon vende me një popullsi prej 8 milionësh në Siri dhe Irak dhe ka një pasuri prej 2 trilionë dollarësh. Shifra të frikshme që mund të krijojnë probleme për perëndimin për ta zhdukur ISIS në një kohë të shkurtër./ Tema