Të jeni të kënaqur me jetën që bëni dhe ata që ju rrethojnë, ju bën të mundur të keni një zemër të fortë. Sipas një studimi amerikan, personat e kënaqur nga puna, familja dhe jeta seksuale kanë një rrezik rreth 13% më të vogël për t’u përballur me sëmundje kardiovaskulare.
Këtë kanë nxjerrë studiuesit e Universitetit të Harvardit në SHBA, pasi kanë marrë në shqyrtim 8 mijë njerëz me moshë mesatare 49 vjeç. Vullnetarët janë intervistuar në lidhje me shtatë pikat e jetës së tyre të përditshme (marrëdhënie dashurore, kohë e mirë, niveli i jetës, puna, familja, seksi dhe kënaqësia personale) dhe për çdo sektor kanë treguar nivelin e kënaqësisë, sipas një shkalle nga 1 deri në 7.
Të dhenat e arritura janë kryqëzuar me ato të mbledhura nga kartela klinike të vetë pjesëmarrësve në studim dhe që kanë të bëjnë me sëmundje zemre.
Nga vëzhgimi i rezultateve ka dalë se niveleve të larta të kënaqësisë përsa i takon punës, familjes, seksit dhe situatës personale, i korrespondon një rrezik i reduktuar për sëmundje kardiake. Ndërkohë që doli se gjendja e dashurisë, koha e lirë dhe niveli i jetës nuk ndikojnë për shëndetin e zemrës./revistawho