Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi dy ditë më parë se, “druhemi që xhihadistët do të kryejnë sulme me armë kimike”.
Autoritetet amerika bashkë me disa shkencëtarë në Bagdad kanë zbuluar një aktivitet intensiv të ISIS në zhvillimin e armëve kimike.
Mendohet se ata kanë rekrutuar disa shkencëtarë dhe kanë paguar shuma marramendëse për të krijuar armë kimike. Bastisja e garnizoneve siriane u ka lejuar xhihadistëve që të zotërojnë lëndë për krijimin e tyre.