Një mesazh që qarkullonte në Watsapp ka terrorizuar Romën gjatë ditës së sotme. Mesazhi ku shkruhej: “Mos dilni nga shtëpia” rezultoi të ishte fals. Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, tha se “Objektivi është që të na terrorizojnë”. Në mesazhin zanor që qarkulloi për disa orë dëgjohej zëri i një nëne që i thoshte së bijës “mos dil nga shtëpia pasi xhihadistët do të godasin shumë shpejt kryeqytetin”.