Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur dje në Pukë, në ndeshjen Tërbuni-Bylis, përfunduar në rezultatin 4-2 për vendasit. Kush e shikon videon e mëposhtme mund të kuptojë fare mirë se vetëm me ndeshje korrekte futbolli nuk ka të bëjë. Gola të shënuar me lehtësinë më të mundshme dhe gola të humbur po me të njëjtën lehtësi. Dy skudra që luajnë në nivelin më të lartë të futbollit shqiptare, por që në fushë duket sikur luajnë kalçeto, akoma edhe më keq sikur të ishin në një ndeshje lagjieje, ku edhe aty do kishte sadopak ego apo konkurencë për të mos u shënuar gola të tillë qesharak si në ato Tërbuni-Bylis. Gjithsecili mund të shikojë videon dhe të japë gjykimin e tij….