Jo më shumë se 30 minuta nmë parë në stadiumin e Hanoverit u anulua ndeshja miqësore Gjermani- Holandë, pas një pakoje të dyshimtë në afërsi të tij dhe një alarmi për bombë.
I gjithë stadiumi u evakuua, ndërsa mësohet se në tribunën VIP ka qenë e pranishme edhe kancelarja Gjermane Angela Mekel.
Edhe pse Gjermania nuk ka qenë ndër vendet e kërcënuara ndjeshem nga terroristët së fundi, alarmi ka angazhuar forcat e policisë, vecanërisht pas lajmit të arrestimit të 5 terroristëve sot në shtetin gjerman.