Një termet i fuqishem ka goditur mengjesin e sotem ishullin grek të Lefkadës, lekundjet e të cilit janë ndjerë deri në Tiranë. Rreth orës 08:10 minuta mengjesin e te martës Tirana ka ndier serish lekundje tërmeti. Në vendin tonë është ndjerë 3.5-4 ballë, ndërsa në epiqendër ka qenë shumë më i fuqishëm 6 ballë. Në jug të vendit, Gjirokastër e Sarandë lëkundjet janë ndjerë shumë të forta, sipas dëshmisë së banorëve.