Ka nisur me debate gara per te zgjedhur kryetarin e ri te Forumit Rinor te PD. Sot ne Vlore eshte zhvilluar seanca e pare e debatit mes 5 kandidateve, ndersa perballja e Vlores eshte fituar nga kandidati Ervin Salianji. Nderkohe portali Citynews njofton dhe per incidente.
Nje nga mbeshtetesit e kandidatit Ervin Salianji, eshte paraqitur prane komisionit te votimit me karten e identitetit te nje personi tjeter. Antaret e komisionit dhe perfaqesuesit e kandidateve e kane njohur personin dhe kane kerkuar qe ai te largohet pasi ishte nje nga aktivitetet e FRESSH dhe mbeshtetes i Partise Socialiste dhe jo personi i regjistruar.
Pas refuzimit te komisionit kane filluar edhe perplasjet pasi militanti socialist ka kerkuar te votoje me cdo kusht dhe prentendonte se nuk po e lejonin te votonte pasi ishte mbeshtetes i Salianjit. Debatet kane qene me tone te ashpra, ne ambientet ku po zhvillohet procesi kane mberitur edhe forcat e policise me te cilat ka komunikuar kreu i PD Vlore Moisi Meminaj.
Personi i qe njihet si mbeshtetes i PS-se dhe komisioner i saj eshte larguar me pas dhe situata eshte qetesuar. Komisioneret i thane citynews.al se ne listat e anatresise te FRPD ne Vlore jane rreth 1400 anetare por shume prej tyre te regjistruar ditet e fundit jane mbeshtetes te Partise Socialiste dhe PDIU, te regjistruar vetem sa per te votuar ne favor te nje kandidati.
Vajza qe shkaktoi kete situate quhet Desara Cili dhe ne vitin 2013, sikurse gjen Opinion.al, ne statuset e saj mbeshteste Partine Socialiste.