Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Linzë/ Prokuroria: Ja dinamika e ngjarjeve

2015/11/15 at 3:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Linzë/ Prokuroria: Ja dinamika e ngjarjeve

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” për ish­efektivin e policisë, Mirsad Kuçana, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të Enton Nikajt në një restorant në Linzë. Sakaq, nga 28­vjeçarit rëndon dhe akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Këtë masë ka kërkuar dhe Prokuroria e Tiranës.


Po ashtu, për vrasjen e ndodhur më datën 13 akuzohet dhe Emiljano Tashi, i cili është vënë në pranga. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë organi i akuzës, në bazë të informacionit të siguruar deri në këtë fazë të hetimit, ka paraqitur disa të dhëna hetimore mbi ngjarjen. Nga hetimet rezulton se viktima Enton Nikaj dhe i plagosuri Ismet Gaxherri, kanë hyrë në parkimin e lokal “M….”, në Linzë, mesditën e së premtes. Sapo kanë parkuar makinën, me të cilin kishin udhëtuar nga Tirana në drejtim të Linzës, janë drejtuar për në hyrjen e brendshme të restorantit. Pak para hyrjes, para këmbëve të tyre ka ndaluar automjeti tip ‘Mercedez’, nga i cili kanë zbritur katër persona.

Nga ana e autoriteteve gjyqësore janë krijuar dyshime të arsyeshme se cilët janë këta persona që kanë zbritur nga mjeti. Menjëherë, ndërmjet personave të dëmtuar nga ky konflikt dhe personave që kanë zbritur nga automjet ka pasur një shkëmbim bisede, e cila duket se ka qenë e tensionuar.

Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, njëri prej personave që ka zbritur nga mjeti ka nisur të godasë me grushta shtetasin Enton Nikaj. Në këtë moment, dy prej shoqëruesve të agresorit kanë mbajtur në duar mjete, të cilat krijojnë dyshimin se janë objekte luftarake, tip pistoletë. Në këtë moment, ka ndërhyrë me qëllim për t’i ndarë Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën, Enton Nikaj. Menjëherë, agresorët kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës, Gaxherrin, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur. Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi Enton Nikajn.

Brenda pak çasteve, agresorët kanë hipur në mjet, ndërkohë që Nikaj ka qenë i shtrirë në tokë, i qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, i cili kishte pësuar vdekje të menjëhershme. Në vijim të dinamikës, disa persona që gjendeshin në atë moment në vendin e ngjarjes kanë tentuar të afrohen për të shuar konfliktin, si edhe për t’i dhënë ndihmën personit të shtrirë në tokë, por njëri prej personave agresorë, i ka bllokuar, duke i frikësuar me armë. Ky person, pasi ka hipur në mjetin me të cilin kishin ardhur, ka dalë sërish, në kërkim të një objekti në tokë (ka dyshime se po kërkonte gëzhojën e plumbit me të cilin ishte qëlluar viktima Nikaj). Në pak çaste ka kërkuar për këtë objekt dhe, pasi nuk e ka gjetur, ka hipur sërish në mjet, ku gjendeshin edhe tre personat e tjerë që kishin zbritur fillimisht me të, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale. Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje. /Balkanweb



Ju sugjerojmë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Para
Terroristët e planifikuan sulmin nëpërmjet këtij chati…

Terroristët e planifikuan sulmin nëpërmjet këtij chati...

Futboll: A do të zhvillohet kampionati europian në Paris?!

Futboll: A do të zhvillohet kampionati europian në Paris?!

Franca zabton “planin ekstrem” qeveria në bunker

Editorial/ Cfarë duhet të presim tani pas sulmeve të Parisit?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com