Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perse Europa po behet zona me e rrezikshme ne bote!

2015/11/16 at 9:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Perse Europa po behet zona me e rrezikshme ne bote!

– Lucia Annunziata


Mes tmerrit, gjakut, ankthit që ka mbërthyer tashmë Parisin, një vendim të lëndon shpirtin, si një rrëfim i brishtë, patetik, emocional i pafuqisë: kufijtë e Francës janë mbyllur. Një gjest i vogël policor që pezullon shekuj të tërë pushtimesh nga liria më e madhe e lëvizjes në kohët moderne, e shpërndarë nëpër botë nga vetë Franca, nga Franca e të drejtave të individit: e drejta për të lëvizur lirisht nëpër botë. Një gjest i vogël policor, të ngjashmit e të cilit janë zbatuar në Europë vetëm gjatë luftërave botërore.

I reduktuar në thelbin e tij, përtej dhunës dhe frikës, akti më i fundit i terrorizmit që ka goditur Parisin, mund të rrëfehet, në esencë, përmes këtij gjesti të vogël.

Ne të gjithë mund të mbyllim dyert, të fshihemi në shtëpitë tona, mund të bëjmë më të mirën për të kontrolluar territorin tonë, me qëllim që të identifikojmë dhe godasim ata që na sulmojnë; por ata që na sulmojnë janë tashmë këtu. Ata janë burra dhe gra me pasaporta të ligjshme në vendin tonë, burra dhe gra që janë rritur këtu, apo që kanë hyrë duke u futur mes mijëra viktimave, imigrantë që largohen prej dhunës që ka mbështjellë vendlindjet e tyre. Këta burra dhe gra dinë gjithçka për Shengenin, për Europën, për zakonet tona, vendet që na pëlqen të shkojmë për pushime, baret, restorantet dhe kinematë, apo diskot ku kalojmë mbrëmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnë si ne.

Në këtë mënyrë, atyre as nuk u duhet të mbajnë maska. As nuk kanë nevojë të organizojnë sipërmarrje të mëdha, si sulmet kundër Kullave Binjake. Gjithë sa u nevojitet, është që t’u jepet apo të blejnë një automatik, më pas të dalin në rrugë dhe t’i marrin jetën dikujt që po pi kafe. Gjithë sa u nevojitet është një mik në aeroport. Apo pak eksploziv, për t’u hedhur në erë, në vendin me më shumë njerëz që mund të gjejnë.

Kjo është marka më e fundit e terrorizmit, ku ka evoluar ISIS. Këta nuk janë më ujq të vetmuar, por nuk janë as organizata të mëdha. Janë grupe të vegjël, me organizime të vegjël e të thjeshtë, të vendosur për të vrarë sa më shumë njerëz që të munden dhe të vdesin duke bërë këtë – thjeshtë duke u shfaqur, kudo ku mund të gjejnë numrin më të lartë të viktimave.

Lloji i operacionit që pamë në Paris është i njëjti që kemi parë prej muajsh. E kemi parë në mënyrë të përsëritur, të njëjtin kombinim. Të rinj me automatikë, me fytyrat të pambuluara, që dalin dhe vrasin këdo që u del përpara në trotuarët e Parisit, janë të njëjtët që pamë në plazhin e Egjiptit, që qëllonin kundër turistëve me rroba banje, apo kundër turistëve në Muzeun KOmbëtar Bardo në Tunizi. Eksplozivë të thjeshtë, të vendosur nga duar të panjohura në një avion rus që shpërtheu mbi Sinai, janë të njëjtët eksplozivë që kamikazët kishin në trupin e tyre, teksa i afroheshin stadiumit të Parisit. Grupe të vegjël, hapa të shpejtë, të vdekur që përpara se të fillojnë të qëllojnë, pikërisht si ata që sulmuan Charlie Hebdo.

Eshtë një evoluim i jashtëzakonshëm i terrorizmit, krahasuar me operacionet masivë që ëndërronte Osama bin ladeni.

Evolucione tejet të rrezikshëm, sepse në fund të ditës, Osama mendonte dhe planifikonte si një takticien ushtarak, e si pasojë ishte i identifikueshëm dhe i luftueshëm. Ky lloj i ri terrorizmi është thjeshtë një rrjedhë masive pa një definicion fizik, një lumë nëntokësor që shfaqet dhe zhduket sepse është tashmë brenda shoqërisë sonë, ashtu si edhe jashtë saj, pa kufi, pa strukturë, pa edhe dëshirën më themelore për të jetuar dhe riprodhuar.

Eshtë forma më e rrezikshme e organizimit që kemi ndeshur deri sot. Dhe është një fenomen pothuajse i gjithi europian: sepse rrënjët e tij janë këtu; ka studiuar këtu, në shkolla europiane; dhe sepse në fund, pikërisht këtu, terrorizmi do e shkarkojë urrejtjen e tij. Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Huffington Post – Bota.al



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video  e terrorit ne Paris, të vrarë e të plagosur në teatër

Sumet në Paris, identifikohen dy terroristë të tjerë

E-mail kërcënues për Tahirin, shoqërohen dy 20-vjeçarë

E-mail kërcënues për Tahirin, shoqërohen dy 20-vjeçarë

Kush është i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në Paris?

Kush është i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në Paris?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com