TIRANE- Një sërë kryeqytetesh në Europë kanë shtuar sot masat e sigurisë sot. Roma dhe Londra janë ato që janë kërcënuar drejpërdrejt përmjet rrjeteve sociale nga ekstremistët islamik. Kryeministri italian Renzi dhe ministri i Brendshëm Alfano e kanë nisur ditën me një mbledhje të departamentit të sigurisë. Nuk ka vend për alarm, por për vigjilencë ka thënë Alfano. Sakaq në Londër pati panik pasi një person u neutralizua me bombë në terminalin e dytë më të madh në vend Gatëick. Njerëzit u evakuuan për afro fy orë më pas lëvizja vazhdoi normalisht. Sakaq Kryeministri Kameron mblodhi Cobra-t, strukturën më të lartë për mbrojtje dhe siguri, për të përcaktuar planin e masave. Kamerun foli edhe për shtetas anglez që mund të kenë humbur jetën apo të jenë lënduar në Paris. Gjithsesi ende nuk ka një listë të saktë mbi kombësinë e viktimave. Shumë prej tyre, mendohet të jenë edhe amerikanë.