Jemi të sigurt që marrëdhënia intime mes Brad Pitt dhe Angeline Jolie, janë të hatashme në jetën reale, por në film… jo dhe aq. Të paktën kështu thotë vet ylli hollivudian, kur përshkruan skenat e seksit në filmin e tyre të ri, “By the Sea”.
“Eshtë gjëja më sikletshme në botë, të jesh nudo në një vaskë dhe të ftosh burrin tënd të të bashkohet, kur sipër kokës tënde ka shumë kamera që xhirojnë këto skena kaq intime. Ne jemi artistë dhe jemi të lirë, ama Brad kur i përfunduam këto skena, u kujdes që të më mbulonte me peshqir”, është shprehur Jolie.