Në faqen Opinion.al, ku vazhdon të jetë i hapur sondazhi për femrën shqiptare më seksi, situata ndryshon kohë pas kohe. Minutat e fundit flasin për një ngritje të menjëhershme të Ciljetës me 513 vota, e cila pas një konkurrence me Marina Vjollcën arrin ta kapërcejë atë.
Ndërkohë Luana konkurron me të motrën, por qëndron në vendin e tretë me 428 klikime, 60 më pak se Marina, kurse Enca Haxhia është ngritur në vendin e katërt, me 423 klikime.
Nuk dimë nëse postimet që vetë vajzat kanë bërë në faqet e tyre i ka nxitur fansat të shtojnë votimet, por duket se secila tashmë ka filluar të lobojë për të qenë në krye të listës.