TIRANË- Policia ka sqaruar dinamikën e ngjarjes së djeshme në Linza ku u vra një 30 vjeça dhe një pronar lokali u plagos. Policia ka identifikuar autorët të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e viktimës Nikaj. “Autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes Benz me targa AA 725 MD i cili figuron i rregjistruar në pronësi të shtetasit Enton Nikaj”, thotë policia.
Më tej në komikatën zyrtare thuhet se: Pas një pune intensive Policia e Kryeqytetit ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të vrasjes në Linëz, ndodhur dje në 14:10 në vendin e quajtur Linzë, në lokalin e quajtur “Muraga” në pronësi të shtetasit Ismet Gaxheri. Janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave disa persona , ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi: Enton Nikaj, 30 vjeç, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje” i dënuar me 14 vjet burg. Është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit Ismet Gaxheri.
Autorët e dyshuar të shpallur në kërkim
1- Ervis Martinaj, 33 vjeç
2- Emiljano Nina, 20 vjeç
3- Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç
4- Bujar Hasani, 32 vjeç
5- Oliver Gjoka, 29 vjec.