Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesorë në krah të Kosovës, Serbia me një kanadez të dyshimtë

2015/11/10 at 4:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Profesorë në krah të Kosovës, Serbia me një  kanadez të dyshimtë

Nga ENVER ROBELI


Mediumet në gjuhën shqipe njoftuan se anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e kanë mbështetur profesorë me renome ndërkombëtare si:

1. Noel Malcolm, historian nga Universiteti i Oxfordit, autor i dy veprave kapitale mbi historinë e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës;
2. Marc Weller, profesor i të drejtës ndërkombëtare, Universiteti i Cambridge;
3. Dimitris Papadimitriou, profesor i ekonomisë, Universiteti i Manchesterit;
4. Richard Caplan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Oxfordit;

Mediumet në Beograd si mbështetës të Serbisë në fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kanë përmendur figura tepër të dyshimta dhe me njolla të mëdha morale. Gazeta «Veçernje novosti» citon gjeneralin e pensionuar kanadez Lewis MacKenzie, i cili ka deklaruar: «Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte fyerje jo vetëm për UNESCO-n, por edhe për vetë OKB-në».

MacKenzie ka qenë komandant i trupave të OKB-së në Sarajevë gjatë rrethimit dhe terrorit serb në gjysmën e parë të viteve 90-të. Qëmoti ai akuzohet se është lobist i paguar nga pala serbe. Por, akuzën më të ashpër kundër tij e ka ngritur Shoqata për Popujt e Rrezikuar me seli në Göttingen të Gjermanisë. Duke përshkruar dhunimin e grave gjatë luftës nga çetnikët në rrethinën e Sarajevës, kjo shoqatë shkruan: «Kampin <Kod Sonje> (<Te Sonja>) në Vogoshça (në veriperëndim të Sarajevës) e ka vizituar edhe gjenerali kanadez Lewis MacKenzie, komandant i Misionit të OKB-së në Sarajevë. Edhe ai ka dhunuar gra aty. Por, deri më sot nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë».

Që në vitin 2006 Prokuroria Kantonale e Sarajevës kishte nisur hetimet kundër Lewis MacKenzie për shkak të dyshimeve për dhunim. Prokurori Mustafa Bisiq kishte deklaruar se ekzistojnë dëshmitare se gjenerali kanadez kishte dhunuar katër gra boshnjake në kampin «Kod Sonje».

Sipas njofitmeve të OKB-së kampi i lartpërmendur në Vogoshçë ishte qendra më famëkeqe për keqtrajtimin dhe dhunimin e grave joserbe gjatë rrethimit të Sarajevës. Gjithnjë sipas OKB-së në këtë kamp 20 ushtarë serbë kishin dhunuar para syve të prindërve dy vajza, njëra 7-vjeçare, tjetra 13-vjeçare.

Gazetari amerikan Roy Gutman, i cili me reportazhet e tij mbi krimet serbe në Bosnjë alarmoi botën në vitet 90-të, ka shkruar se oficerë të OKB-së kanë qenë vizitorë të rregullt të «shtëpisë publike» të drejtuar nga serbët. Ata janë akuzuar se i kanë keqpërdorur gratë boshnjake dhe kroate si skllave seksuale. Disa nga gratë e mbijetuara kanë dëshmuar për këto krime të pjesëtarëve të trupave të OKB-së.

Rrethimi i Sarajevës ka filluar më 6 prill 1992 dhe ka zgjatur 1425 ditë. Është rrethimi më i gjatë në historinë moderne të konflikteve. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 11’541 njerëz, mes tyre 1601 fëmijë. Janë plagosur 60’378 njerëz, mes tyre 14’919 fëmijë.

Shoqata për Popujt e Rrezikuar shkruan: «Për këto krime krahas Radovan Karagjiqit dhe Slobodan Milosheviqit përgjegjësi të madhe bart edhe bashkësia ndërkombëtare. Ajo kishte vendosur embargo armësh kundër mbrojtësve të Bosnjë-Hercegovinës dhe kështu edhe kundër Sarajevës dhe në këtë mënyrë ia kishte mbajtur anën qartë njërës palë. Për këtë arsye ajo duhet të akuzohet se është bashkëpjesëmarrëse në krime. Në vend se të ndërhyjë ushtarakisht, bashkësia ndërkombëtare dërgoi në Bosnjë helmetkaltër, të cilët kishin vetëm mandat për të mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës humanitare. Në kuadër të ndihmës humanitare hynin edhe 5 mijë arkivole, të cilët OKB i dërgoi në Sarajevë në dhjetor 1992».

Si kundërshtar të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO gazeta serbe «Veçernje novosti» citon kolonelin francez Jacques Hogard, i njohur si propagandist kundër pavarësisë së Kosovës. Hogard citohet të ketë thënë: «Ndihem i lehtësuar që Kosova nuk do të jetë pjesë e UNESCO-s». Në një tekst të botuar në gazetën franceze «Le Figaro» Hogard ka shkruar se deri në Luftën e Dytë Botërore në Kosovë serbët përbënin shumicën, por kjo ndryshoi për shkak të politikës proshqiptare të regimit komunist të kroatit Josip Broz Tito. Shpjegimi i Hogard për zhvillimin demografik të Kosovës është racist. Ai thotë se familjet e krishtera serbe bënin jetë monogame dhe kishin dy deri tre fëmijë, ndërsa familjet shqiptare dominoheshin nga «poligamistët myslimanë» dhe kishin pesë deri në gjashtë fëmijë. Si pasojë e luftës, shkruan Hogard, qindra-mijëra serbë braktisën Kosovën dhe në vitin 1999 NATO solli në pushtet një «trupë guerile islamisto-shqiptare dhe më 2008 e shpalli (Kosovën) të <pavarur> me ndihmën e Bashkimit Europian dhe Monarkive të Naftës në Gjirin Persik». Qëllimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sipas Hogard, ishte «dekristianizimi» dhe «deserbizimi» i këtij territori dhe «desatanizimi» i UÇK-së.

Hogard është mysafir i rregullt i qarqeve nationaliste dhe klerikale serbe. Është shpërblyer nga Kisha Ortodokse Serbe me urdhrin «Shën Sava» dhe nga Akademia «Ivo Andriq» me çmimin «Ivo Andriq». Vitin e kaluar ai ka botuar librin «Europa vdiq në Prishtinë», një përmbledhje kujtimesh nga koha kur shërbente në Kosovë si pjesëtar i trupave franceze në kuadër të KFOR-it dhe një pamflet kundër pavarësisë së Kosovës.

*botuar në portalin dialogplus



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Mërzitet trajneri kosovar i Kombëtares: Vëllau i madh po na merr lojtarët

Mërzitet trajneri kosovar i Kombëtares: Vëllau i madh po na merr lojtarët

Pas pushimeve në Paris, Fjolla Morina mama me kohë të plotë

Pas pushimeve në Paris, Fjolla Morina mama me kohë të plotë

Majlinda Bregu, kur fytyra tregon gjithçka

Majlinda Bregu, kur fytyra tregon gjithçka

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com