Ish-Kryeministri Berisha godet sërish në statuset e tij, tashmë të njohura. Pak minuta më parë, ai i ka kushtuar disa rreshta në FB e tij, dorëheqjes së Nasip Naços si Ministër Drejtësie dhe emërimit në vend të tij, të Ylli Manjanit. Berisha e konsideron Manjanin të vetmin LSI-st kundërshtar me Ramën, duke e cilësuar këtë gjest të Metës, si një veprim me të cilin “Meta me shume se menderos Ramen”. Ja çfarë shkruan Berisha në FB e tij:
Bojkoti si mekanizem nenshtrimi dhe poshterimi i Rames nga Meta!
Te dashur miq, me emerimin e ish socialistit anti-Rame, Manjani, Meta me shume se menderos Ramen! Ai i fut ne kabinet te vetmin LSI-st te kundershtuar ne menyre kategorike dhe te perseritur nga Rama. Veto e meparshme e Rames ndaj Manjanit lidhet si me largimin e tij demostrativ dhe anti-Rame nga PS por dhe me specifikimin publik nga Manjani i spektrit te perversiteteve te Rames gjer ne “nekrofil i Athines”.
Por me dy bojkotet e fundit te parlamentit, Meta i tha Rames se je i vetmi kryeminister ne planet pa qeveri ndaj dhe ky i fundit e pranoi Manjanin duke kercyer nga sevdaja. Te shohim a do kete bojkot tjeter te Rames nga Meta! sb