Kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ka denoncuar djegien e flamurit grek në zyrat e kësaj organizate në qytetin e Sarandës. Mësohet se flamuri është djegur gjatë natës, ndërsa nuk dihen autorët e këtij akti. “Nuk e dimë kush e kreu këtë akt. Këto janë veprime të errëta, për të prishur marrëdhëniet mes vendeve”, ka thënë Papa. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen hetime.