Partizani ka mundur në transfertë në mesditë në “Elbasan Arena” ekipin e Laçit me rezultatin e përgjithshëm 3-2., duke vazhduar të kryesojë klasifikimin në Kategorinë Superiore. Në minutën e katërt sulmuesi i Partizanit Fazlliu, godet me të djathtën brenda zonës dhe shënon. Një minutë më pas Gocaj për Laçin shënon duke barazuar ndeshjen në 1-1. Në minutën e 21-të Buljan për Laçin shënon autogol duke e çuar rezultatin në 2-1 për Partizanin. Në minutën e ’36, sulmuesi i Laçit Xhejms barazon rezuatatin me një supergol, duke i çuar ekipet me rezultatin 2-2 në dhomat e zhveshjes. Fillimi i pjesës së dytë e gjen sërish në avantazh Partizanin. Në minutën e ’56. Mentor Mazrekaj shënon golin e tretë, që rezulton edhe goli i fitores për Partizanin i cili në 10 javë kampionat ka marrë 9 fitore radhazi dhe një barazim 1-1 në ndeshjen e parë hapëse kundër Laçit.