Aurela Hoxha ka rrëfyer për Bluetooth se nuk e shqetësojnë aspak akuzat e ish-bashkëshortit të saj. “Cdo njeri është i lirë të bëj çfarë të dojë, mua nuk më shqetëson asgjë”.
Modelja Aurela Hoxha ka folur edhe për projektet që e presin, duke filluar që me programin “Shopping Queen”, që pritet të nis së shpejti, por edhe me hapjen e një blogu të saj.
Lajmi për divorcin e Aurela Hoxhës dhe ish-bashkëshortit të saj, Admir Ismajlukaj u bë publik në fillim të shtatorit dhe u komentua shumë gjatë në media.