U kthye në foltoren e parlamentit për të replikuar me mazhorancën, por të gjithë atyre që e panë nga ekrani me shumë se te fjalët e tij, sytë u mbetën te mbifryrja e veshjes së Edi Ramës.
Të ketë shtuar në peshë? Te jenë rezultatet e punës në palestër? Të ketë vënë masa mbrojtëse antiplumb? Askush nuk di të thotë diçka të saktë, por ajo që është fakt është se Edi Rama, edhe pse poshtë pardesysë kishte një jelek (jo antiplumb) dukej aq i fryrë sa dyshimet te çonin në veshjen e një jeleku antiplumb.
Edi Rama është përfolur shpesh se leviz i mbathur me jelek me antiplumb. Por një toraks të tillë të fryrë sidomos në performancat në foltoren e parlamentit apo në daljet kryeministrore, nuk e kemi parë asnjëherë.
C’të ketë ndodhur vallë me Kryeministrin? Gjithsesi pa dashur të dalim në konkluzione, gjithsecili mund të japë mendimin sipas këndvështrimit të tij duke parë foton e mëposhtme dhe duke e krahasuar me fotot e tjera të Kryeministrit Rama në foltoren e Kuvendit.