Fakte të reja hedhin dritë mbi konçensionin e dializës ,shumë të perfolur dhe të denoncuar fillimisht nga agjensia e lajmeve Birn. Duket se përpjekjet për të marrë këtë shërbim jetik për pacientët me konçension janë bërë kohë më parë.
Opinion.al ka mundur të sigurojë informacione të sakta se kompania Fresenius Medical Center me qendër në Gjermani por me aktivitet në mbarë botën ka ofruar që të sjellë shërbimin e dializës në Shqipëri jo vetëm me kosto shumë më ulëta se ofertat në tender por dhe me kushtin që të dhurojë makineritë pas një afati të caktur.
Madje kompania në fjalë,e njohur në mbarë botën per aktivitetin në fushën e mjeksisë,parashikonte të sillte dhe aparatura lëvizëse të cilat do të mundësonin blerjen e dializës edhe ne shtëpitëe pacientëve .
Sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi per shkaqe tashmë të njohura dhe të bëra publike nga një pjesë shumë e vogël e medias. Nga 140 deputetët në parlamentin e Shqipërisë vetem Jozefina Topalli arriti të flasë me zë të lartë dhe të denoncojë me emër kompaninë fantazëm Evita e cila u shpall fituese e tenderit për dializën me vlerën e 83 mln USD për një periudhë 10 vjeçare.
Skandali i denoncuar nga BIRN nuk mori asnjë përgjigje të saktë nga qeveria , e cila nëpërmjet portalit të saj Transparenca.al bëri te vetmin konfirmim ( të mbajtur fshehtë deri atë ditë ) që kompania Evita në pronësi të një shtetaseje me arsim tetëvjeçar në Berat bashkëpunon me spitalin Amerikan në Tiranë , pronari i të cilit jo rastësisht ka lidhje të afërta gjaku me pronaren e Evitës. Opozita, pjesa më e madhe e medias përfshirë dhe atë pranë opozitës heshtën, duke vërtetuar qartas se pushteti i reklamës është më i madh se ai i së vërtetës