Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtatorja e Lef Nosit, historianët Xhufi e Puto kundër Blushit

2015/11/04 at 11:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtatorja e Lef Nosit, historianët Xhufi e Puto kundër Blushit

TIRANË- Kanë qenë të shumta reagimet mbi ato ç’ka shkruhen në librin e Blushit për shtatoren e Lef Nosit dhe mbi të gjitha për figurën e tij. Dy prej historianëve të njohur Arben Puto dhe Pëllumb Xhufi në një shkrim të ‘Gazeta Shqiptare’ shkruajnë se nuk bien dakord me heqjen e shtatores së tij nga Elbasani. Ata argumentojnë por japin edhe vërejtje për figurën historike e rolin e tij në kohë të ndryshme.


ARBEN PUTO

Para së gjithash duhet thënë, që Lef Nosi ka qenë një personalitet që i ka shërbyer Pavarësisë. Tërë dokumentet e Pavarësisë, Lef Nosi i ka ruajtur dhe pastaj, doemos, i ka dorëzuar. Por, nga ana tjetër, se është edhe ana tjetër e medaljes, ai u fut në qeveri nën okupacionin gjerman. U bë anëtar i regjencës së Mehdi Frashërit, ky ka qenë në regjencë bashkë me Anton Arapin e të tjerë. Sigurisht, u akuzua, dhe me të drejtë u akuzua për pjesëmarrje në kolaboracionizëm. Dhe kolaboracionizmi, dihet, do t’i shkaktonte dëme shumë të mëdha Shqipërisë, nëse nuk do të ishte lufta partizane. Pikërisht për këtë ai ka një njollë të zezë shumë të fortë. Lidhur me pyetjen tuaj për shtatoren, unë personalisht nuk jam për këtë. Përmendoret ngrihen në një kohë të caktuar. Një kohë kur opinioni i përgjithshëm nuk e hedh poshtë, dhe tani: do ta hedhim poshtë monumentin e Zogut? Nuk është për t’u hedhur poshtë. Insistoj që përmendoret e kohës duhet të jenë atje, ashtu sikurse duhet të jenë aty­këtu edhe bunkerët. Pse? Se janë dëshmi të kohës. Në vendet e tjera të përparuara ka lloj­lloj përmendoresh që e kapërcejnë kohën.

PËLLUMB XHUFI

Elbasanasit nxituan ta ngrenë një shtatore të Lef Nosit. Por tani nuk bën që ajo të hiqet. Në fund të fundit, “nxitimi” për Nosin është më fisnik se “nxitimi” për Gensherin, ishministrin e Jashtëm gjerman tashmë të harruar edhe nga vetë gjermanët. Ju kujtohet? Në 1992, në dallgën e një ekstazë demokratikase, bashkiakët e Elbasanit i vunë emrin e Gensherit një sheshi kryesor të qytetit, në mos më kryesorit. Ndërkaq mendoj se me më shumë arsye, qytetarët e Elbasanit duhet të “nxitojnë” të vendosin në vende më të dukshme se ajo e Lef Nosit dhe e Gensherit përmendoret dhe emrat e K. Kristoforidhit, A. Xhuvanit, Aqif Pashës, A. Budës, H. Cekës, M. Domit e sigurisht Dh. Shuteriqit e të ndonjë tjetri. Duke lënë mënjanë angazhimin politik, Lef Nosi ishte gardian i heshtur i antikiteteve (vlerave) shqiptare, këta të tjerët ishin lëvruesit, studiuesit e propaganduesit e mëdhenj të gjuhës, historisë e kulturës kombëtare dhe shpeshherë edhe aktorë e protagonistë pozitivë të historisë.



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Para
Sarandë, qëllohet me armë furgoni i nxënësve

Sarandë, qëllohet me armë furgoni i nxënësve

Robert Aliaj: E ndoqa DWM si publik duke injoruar lajthitjet vipave

Robert Aliaj: E ndoqa DWM si publik duke injoruar lajthitjet vipave

Capital T & Elvana Gjata së shpejti në duet

Capital T & Elvana Gjata së shpejti në duet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com