Biznesmeni Francesco Bechetti, i njohur për aksionet në Agon Channel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, me akuzën e pastrimit të parave, thuhet se është ndaluar nga autoritetet britanike. Sipas burimeve të Top Channel nga organi i akuzës, thanë se Becheti është ndaluar në Londër. Po sipas këtyre burimeve, Bechetti është paraqitur në një gjykatë angleze, ku edhe i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij. Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bechetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.