Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmjen e sotme dy efektivë të policisë të cilët shikohen si përgjegjës për arratisjen mëngjesin e sotëm nga ambientet e Komisiariatit Nr 3, të të ndaluarit Bledar Zefi. Policët e ndaluar janë Arsela Hajdini trupë shërbimi patrulle dhe Bajram Elezi ndihmës specialist në dhomat e sigurisë. Sipas të dhënave të Policisë i ndaluari Zefi shfytëzoi kohën kur shkoi për nevoja personale për tu arratisur, si pasojë e neglizhencës së efektivave të policisë.