TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet, ku e para është rikontrolli dhe dyta ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve (spiunëve tatimore).Orientimi është për kuponin fiskal, ndërkaq Ministria e Financave sugjeron nëse ka hapësirë të bëhet edhe për biznesin e madh për faturën tatimore. Gjithashtu, objekt mund të jetë edhe afishimi i çmimit.
“Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati digjital” me një celular smartphone. Më pas çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë? Si do të jetë bashkëpunimi i grupit punonjësit tatimor dhe potencialisht të krimit ekonomik? Si do të vërtetohet shkelja e ligjit nga subjekti i biznesit për të mos lënë vend për abuzim, kundërshti dhe padrejtësi? Kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme”. Kështu shkruhet në dokumentin konfindencial të Drejtorisë së Tatimeve.
Marrë nga: Revista Monitor