TIRANE- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në arrest me burg Ismail (Ballist) Morinën. Avokati Visha duke kërkuar një masë më të butë tha se armët i kishte për vetëmbrojtje, por kjo nuk e bindi gjykatësin.
Sipas avokatit, Ismail Morinës nuk i është ofruar mbrojtje, ndaj është detyruar të vetëmbrohet. “Ekstremistë kanë deklaruar se paguajnë deri në 1 milionë euro për të vrarë Ismail Morinën”, tha ai. Avokati i Morinës tha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa Ismail Morina tha se Policia e Shtetit duhet ta mbrojë pasi ndjehet i rrezikuar.