TIRANË- Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e biznesmenit Fatmir Kajolli pasi dyshohet se i ka vendosur permes aktivitetit kriminal. Ai është dënuar dy herë në Itali për trafik droge. Nën sekuestro janë 2.1 milionë m2 tokë në zonën turistike në Fier. Në sekuestro janë dhe 1700 m2 ndërtesë. Po kështu janë sekuestruar 3 shoqëri private, që vepronin në fushën e pastrimit, riciklimit të mbetjeve urbane, në fushën e parkimit, ndërtimit dhe të peshkimit. Të gjitha në emër të biznesmenit Fatmir Kajolli ose familjarëve të tij.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pronat dhe shoqëritë private janë të regjistruara në emër të Fatmir Kajollit, bashkëshortes Majlinda Çuko (Kajolli) dhe Florim Kajolli.