TIRANË- Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputeti i majtë Eduard Shalsi bën për ujë të ftohtë drejtorin e ALUIZNI, Artan Lame. Gjatë raportimit në komision Lame u përball jo vetëm me akuzat e deputetëve të djathtë por edhe me kryetarin Shalsi. Sipas PD-së, bashkëshorti i drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse të Artan Lames ka fituar tenderin prej 650 mln lekësh. Pra drejtoresha ka përcaktuar termat e references së tenderi që është fituar nga kompania e burrit.
Debati ne komision
Shalsi: Nëse drejtoresha harton termat e referencës, akuza ëshët e rëndë dhe e drejpërdrejtë.
Lame: Them me përgjegjësi se nuk ka asnjë lidhje gjinore midis punonjësve.
Shalsi këmbngul që të japë një përgjigje të drejpërdrejtë.
Lame nervozohet: Jo mor burri i dheut nuk ka asnjë lidhje drejtoresha me tenderin
Shalsi: Do të shohim dokumentacionin se vertetohet shumë thjeshtë. Nëse vertetohet ju siguroj se unë i pari nuk do të lejoj njerëz që shkelin procedura.
https://www.youtube.com/watch?v=i4i-sVSP0Do