TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas shkrimit investigativ në Opnion.al, i cili risjell edhe njëherë në vemendje çështjen e serverit të Tatimeve. Berisha tha se zyrtarë të shtetit, si kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, Ermal Beqiraj auditues në Ministrinë e Financave, Olsi Karapici këshilltar i Ramës dhe ish-drejtuesi i hetimit tatimor Ahmet Prenci kanë hartuar pyetjet për Rinald Ristën i cili ka qenë drejtor IT në Drejtorinë e Tatimeve. Përmes këtyre pyetjeve të ngjashme me ato të sigurimit të shtetit, kërkohej me patjetër të fajësohet Rista”, tha Berisha. Në fakt hetimet duhet të ishin kryer të pavarura nga organi i prokurorisë. Sipas tij qëllimi ka qenë një dhe i vetëm, klonimi i 4 milionë e 300 mijë deklaratave të biznesnit nga serveri i Tatimeve”.