Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Serveri i Tatimeve, ja se si Spartak Braho dhe Ahmet Prençi i përgatisnin pyetjet prokurorit për të implikuar Renald Ristën

2015/10/29 at 4:00 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Serveri i Tatimeve, ja se si Spartak Braho dhe Ahmet Prençi  i përgatisnin pyetjet prokurorit për të implikuar Renald Ristën

Skandali i Serverit të Tatimeve, ku në dhjetor të vitit 2013, njerëz të paautorizuar kopjuan 4.3 milion deklarata të bizneseve duke ndërhyrë në Serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka  shënuar një  tjetër skandal brenda skandalit. Dhe kjo ndodh vetëm pak ditë pasi u publikua fakti që Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen duke mos gjetur asnjë shkelje penale në ndërhyrjen në Serverin e Tatimeve. Opinion. al ka siguruar emailet komunikuese midis deputetit Spartak Braho, audituesve Ermal Beqiri dhe Olsian Karapici, ish-shefit të hetimit tatimor në vitin 2013 Ahmet Prençi dhe prokurorit të çështjes i identifikuar me inicialet  J.Z, të cilët në bashkëpunim krijojnë për Prokurorin e çështjes pyetjet qe ai duhet ti bëjë Renald Ristës, ish-drejtori të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Renald Rista. Pikërisht personit i cili denoncoi i pari skandalin e vjedhjes së të dhënave në Serverin e Tatimeve, fakt për të cilin me 5 dhjetor u mor në hetim nga Prokuria e Tiranës në cilësinë e personit që dyshohej se kishte kopjuar e më pas fshirë të dhënat kompjuterike të katër viteve të fundit në Drejtorinë e Tatimeve. Ndërkohë që pamjet e mëpasme filmike tregojnë se si Spartak Braho, Ermal Beqiri dhe persona të tjerë futen në Serverin e Tatimeve. Pikërisht këta persona të cilët nëpërmjet komunikimit me email dalin zbuluar si ndërhyrës në punën e organit të akuzës, me qëllim akuzimin e Renald Ristës.  Vetëm pak ditë më parë News 24 publikoi vendimin e plotë të pushimit të çështjes nga ana e prokurorisë ku pavarësisht hetimeve të “thelluara” ndaj ish drejtorit të IT dhe ekspertit privat kompjuterik të Ikubinfo, për akuzat e ngritura nga drejtoresha aktuale e Tatimeve Briseida Shehaj, rezultoi se këta shtetas nuk kishin kryer asnjë ndërhyrje në rrjet dhe me veprimet e tyre nuk kishin konsumuar asnjë vepër penale. Por cilat ishin prapaskenat që u luajtën nga zyrtarë të lartë të shtetit gjatë fazës së hetimit. Opinion.al zbardh për herë të parë shtatë komunikimet e fshehta nëpërmjet emailit të zhvilluara mes zyrtarëve të lartë të tatimeve, ekspertëve të grupit të auditit dhe deputetit Spartak Braho. Komunikimet nëpërmjet emailit janë zhvilluar gjatë datës 13 dhe 14 dhjetor 2013, pra rreth 22 ditë pas ngjarjes. Pyetjet përfundimtare me natyrë tendencioze që prokurori i çështjes i ka bërë ish drejtorit të IT, rezulton se janë hartuar nga Ahmet Prençi (Drejtori i Hetimit Tatimor), Ermal Beqiri, Olsi Karapici dhe Spartak Braho (personi që ia ka nisur më pas prokurorit J.Z). Kjo gjë provon kapjen e pastër të organit të akuzës nga segmente politike dhe qeverisëse. Këto materiale provojnë më së miri tentativën e këtyre personave për devijuar hetimin dhe për t`ia faturuar dikujt tjetër kopjimin dhe marrjen e të dhënave të Serverit, të dhena këto që konsiderohen konfidenciale dhe të një rëndësie të veçantë. Klonimi i të dhënave u provua vetëm pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza e kryera e serverave. Po cilët janë emailet që u janë dërguar prokurorit të çështjes.


Email i parë është me titull: IT dërguar ditën e premte 13 dhjetor 2013 ora 12 : 06, nga Ahmet Premçi në llogari të [email protected] me dokument bashkëngjitur word: Pyetje për IT (14 KB).

Emaili i dytë është nga adresa : [email protected] që rezulton të jetë e Ermal Beqirit, e cila i dërgohet email Ahmet Prençi me përmbajtje : “Ju faleminderit. Ju kthen pergjigje për 30 min.” . Email ky që është nisur në po të njëjtën datë ora 12:12 (6 minuta më vonë).

Emaili i tretë është nga adresa  “Olsi Karapici” <[email protected]> i dërgohet : “Ermal BEQIRI” <[email protected]>, përgjigje me përmbajtjen “attached pyetjet për IT” , ora 12 41.

Email i katërt , nga adresa e Ahmet Prençit [email protected]>, i dërgohet email me përmbajtjen “Pyetjet për IT”, adresës [email protected] , ora 13:21.

Emaili i pestë nga adresa e [email protected] [[email protected]]  on behalf of  Ermal BEQIRI [[email protected]] i dërgohet Ahmet Prençit dokumenti word me titull :Pyetjet për IT”, ora 14:58.

Emaili i gjashtë: nga adresa e “[email protected] [[email protected]]  on behalf of  Ermal BEQIRI [[email protected]]” i dërgohet Ahmet Prençit emaili me titull “Pyetje tjetër” me përmbajtje  “A i keni shoqëruar ju specialistët e auditit të MF në dhomën e serverave me punonjësit tuaj, Robert Shahini, Sokol Ibraj dhe Andi Agaraj për të monitoruar punën e tyre në dhomën e serverave dhe a keni mbajtur procesverbale për këto veprime?” , në orën 16:04.

Emaili i shtatë është ditën e shtunë datë 14 dhjetor 2013 ora 12:25 nga adresa e Ahmet Prençit, e cila i dërgohet email Spartak Brahos në adresën [email protected] me titull “TI së bashku me pyetjen e fundit” dhe bashkëngjitur dokumenti word “Pyetjet për TI (15 KB)”

 

 



Ju sugjerojmë

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…
Sport

Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…

21 Nëntor, 2025 3:16 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

21 Nëntor, 2025 2:24 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese

21 Nëntor, 2025 2:20 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 Nëntor, 2025 1:45 pm
Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
Politikë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 2025 1:13 pm
Para
Ekskluzive/Ja pyetjet që Braho-Prençi i përgatitën prokurorit për Ristën

Ekskluzive/Ja pyetjet që Braho-Prençi i përgatitën prokurorit për Ristën

Çonin emigrantë në SHBA, prokuroria: 74 vite burg trafikantëve

Çonin emigrantë në SHBA, prokuroria: 74 vite burg trafikantëve

Konsumoni këto ushqime dhe i thoni lamtumirë celulitit

Konsumoni këto ushqime dhe i thoni lamtumirë celulitit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
21 Nëntor, 2025

Liderët evropianë po punojnë për një “kundërpropozim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ndërtuar një plan paqeje të...

Lexo më shumë

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
21 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Takimi do zhvillohet në...

Lexo më shumë

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
21 Nëntor, 2025

Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është...

Lexo më shumë

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
21 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com