Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright, është perballur me një grup serbësh që i kanë ndërprerë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”. Serbët e kanë quajtur atë fashiste duke iu referuar rolit që ajo ka patur ne çlirimin e Kosoves. Sipas portalit “Theatlantic” grupi serb “Miqtë e serbëve në Kosovë” kanë hyrë në bibliotekë dhe kanë nisur të hedhin parulla në drejtim të ish-sekretares amerikane të shtetit. Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë të cilët i kanë ndërprerë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”.
Serbët e kanë quajtur atë fashiste duke i shprehur urrejtjen për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë, shkruan portali “Theatlantic”.
Grupi serb “Miqtë e serbëve në Kosovë” kanë hyrë në bibliotekë dhe kanë nisur të hedhin pamflete dhe parulla në drejtim të ish-sekretares se shtetit. Por dhe gruaja e fortë e diplomacise amerikane nuk i ka kursyer konsideratat e saj për këtë grup ekstremist. Ajo është ngritur më këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre “Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminelë lufte. Serbë neveritës”. Ish-sekretarja, këtë mllef e kishte shprehur edhe në vitin 2012, gjatë përurimit të librit të saj në Pragë.